
Meta: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të “Lutjeve të Mëngjesit”.
Me këtë rast, Meta ka thënë se Shqipëria është krenare me modelin e harmonisë fetare.
“Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, fjalën e presidentit të ShBA-së, Donald Trump në ‘Mëngjesin e Lutjeve’ në Uashington D.C. Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri presidenti Trump për rolin e veçantë të sekretarit Pompeo dhe ambasadorit të posaçëm, Sam Brownback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare. Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2788920577820864