Meteori bie mbi një shtëpi në ShBA, shkencëtarët: Është më i vjetër se Toka

12 gusht 2025 | 08:18

Një meteorit që së fundmi u rrëzua në një shtëpi në shtetin amerikan të Georgias është më i vjetër se vetë planeti Tokë, kanë konfirmuar shkencëtarët.

Shkëmbi hapësinor fluturoi nëpër qiell në mes të ditës më 26 qershor dhe shpërtheu, gjë që u regjistrua nga NASA.

Hulumtuesit nga Universiteti i Georgias analizuan fragmente të shkëmbit që shpoi çatinë e një shtëpie në qytetin McDonough

Bazuar në analizë, ata përcaktuan se meteori është formuar më shumë se 4.6 miliardë vjet më parë, duke e bërë atë më të vjetër se planeti ynë.

Qindra pamje të topit të zjarrtë, të shoqëruara nga një zhurmë e fortë gjëmimi, u raportuan nga banorë të shumtë të Georgias dhe shteteve fqinje.

“Ky meteor i veçantë që hyri në atmosferë ka një histori të gjatë përpara se të godiste tokën e McDonough”, tha Scott Harris, gjeolog në Universitetin e Georgias.

Pronari i shtëpisë tha se vazhdon të gjejë copa pluhuri hapësinor rreth shtëpisë së tij. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se…