Meteori hënor shitet për 600 mijë dollarë në ankand

22 tetor 2018 | 11:39

Një copëz hëne që ra në tokë si një meteor hënor, është shitur në një ankand për më shumë se 600 mijë dollarë. Një shtëpi ankandesh në Boston ka njoftuar shitjen e meteoritit për 612.500 dollarë.

Meteori përbëhej nga gjashtë pjesë që kombinohen me njëra-tjetrën si një pazëll dhe ishte gjetur në Afrikë.

Ai kishte një peshë totale prej 5 kg dhe njihet si NWA 11789. Emri zyrtar është pazëlli hënor. Shtëpia e ankandeve kishte parashikuar se guri alien do të mund të arrinte 500 mijë dollarë në ankand.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina planifikon ta lansojë “hënën” e parë artificiale në orbitë,…