Meteorologu Aliu: Stina e verës me temperatura normale

21 qershor 2018 | 17:53

Meteorologu Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se në këtë verë temperatura më e lartë pritet të shënojë 39 gradë celsius.

Ai ka theksuar se nuk do të ketë temperatura më të larta nga ato që janë shënuar vitet që kemi lënë pas.

Aliu në një bisedë për “Radion Vala Rinore” ka thënë se ndryshe nga vitet që lamë pas, këtë vit ka pasur verë të hershme pasi gjatë muajit prill termometri ka shënuar 28 deri 30 gradë celsius. Ndërsa ka pasur luhatje të motit me reshje të mëdha të shiut dhe breshrit ku janë dëmtuar zonat bujqësore.

I pyetur nëse do të mund të ketë krizë për ujë për shkak të temperaturave të lartë që mund të arrijnë, Aliu ka thënë se kjo është tejkaluar pasi ka pasur shumë reshje gjatë dy muajve të fundit, por siç ka thënë ai, ajo së cilës i druhemi më së shumti është breshri.

Sipas tij, breshëri mund të jetë i paparashikueshëm dhe të bjerë deri në muajin gusht.

Kurse sa i përket gjendjes së ajrit gjatë kësaj stine duket se nuk do të kemi probleme, pasi sipas Aliut ajri paraqet problem më shumë gjatë dimrit kur shtypja atmosferike është e lartë dhe nuk kemi rrymim të ajrit, ku të gjitha ndotjet që shkaktohen në tokë rikthehen përsëri aty.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i ri i Francës, Kylian Mbappe e ka shënuar…