Mexhiti: Ndryshimin askush s’e ndal dot

17 prill 2025 | 11:51

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka thënë se ndryshimi do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në këtë shtet.

Ai ka shkruar në “Facebook” se ndryshimi është thirrja e popullit.

“Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund. Por askush s’e ndal dot. As oportunistët, as demagogët që refuzojnë të ndryshojnë. As politikanët e varur, as oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën. Sepse ndryshimi është thirrja e popullit. Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh. Ndryshimi vazhdon. Bashkë me qytetarin e ndershëm. Bashkë me aktivistin e drejtë. Bashkë me militantin e sinqertë. Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN. Paçit një ditë të bukur të gjithë!”, ka shkruar Mexhiti, i cili është edhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca, ka “djegur” rrjetin me publikimin e një videoje…