Ministria e Infrastrukturës mbështet realizimin e projekteve infrastrukturore në Ferizaj

26 shkurt 13:22

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Përmes kësaj marrëveshjeje dypalëshe, mundësohet asfaltimi i rrugës Talinoc i Muhaxherëve – Rahovicë.

Ministri Abrashi ka theksuar vendosmërinë e tij për t’i dalë në ndihmë secilës komunë, në realizimin e projekteve infrastrukturore, të nevojshme për lëvizje të qytetarëve.

MI-ja është financuese e këtij projekti, i cili do të bëhet në faza të ndara, përderisa dokumenti specifikon edhe përgjegjësitë komunale drejt realizimit të saj.

Ky është një nga shumë investimet infrastrukturore të parapara nga Ministria e Infrastrukturës për vitin 2021, në pothuajse të gjithë komunat e Republikës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 12 vjet burgim,…