
Miami dhe Phoenixi kryesojnë Konferencat, fitojnë edhe Dallasi e Denverin
Miami mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 106-98 arritur në fushën e rivalëve të Bostonit.
Takim që u komandua nga Miami, ku u dalluan Butler me 24 pikë e Lowry me 23, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Brown për Celtics. Në Perëndim, në vendin e parë qëndron i vetëm dhe i shkëputur nga rivalët Phoenixi, që e mposhti me rezultat 107-103 Golden State.
Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë (Bridges e Booker nga 22 pikë secili), ndërsa 38 pikët e Poole për Warriors mbetën për statistikë.
Jashtë fushe fiton edhe Dallasi, që falë 35 pikëve e 13 asistime të Luka Donqiq që e mundi me shifrat 120-112 Clevelandin. Ndërsa Denveri mposhti me rezultat 125-118 Indianan, takim ku u dallua Nikola Jokiq, me 37 pikë e 13 rebound. Fitore në sekondat e fundit korri Memphisi, që e mundi me rezultat 112-111 San Antonio (Jones 25 pikë).
Rezultatet
Cleveland – Dallas 112-120
Indiana – Denver 118-125
Washington – Orlando 127-110
Boston – Miami 98-106
New York – Charlotte 114-125
Toronto – Minnesota 125-102
Houston – Sacramento 118-121
Oklahoma – Atlanta 118-136
San Antonio – Memphis 111-112
Golden State – Phoenix 103-107
Portland – New Orleans 107-117