Miami nuk i ndahet ‘trenit’ të pretendentëve, triumfojnë edhe Toronto e Brooklyni

27 shkurt 2024 | 11:03

Miami fitoi me rezultat 121-110 në fushën e Sacramentos, duke qëndruar në grupin e ekipeve pretendente në Konferencën e Lindjes. Adebayo me 28 pikë dhe Jaquez me 26 pikë bënë diferencën për Miami.

Toronto, falë një loje të mirë kolektive, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (përfshi titullarët), mundi me rezultat 130-122 Indianan jashtë fushe. Mathurin e Siakam realizuan 61 pikë së bashku për Indiana, por që mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton edhe Brooklyn, që mundi Memphisin (111-86), sfidë ku diferencën në parket e bëri Schroder me 18 pikë. Sukses në sekondat e fundit për Neë York, që falë 35 pikëve e 12 asistime të Brunson mundi 113-111 Detroitin.

Rezultatet

Indiana – Toronto          122-130
New York – Detroit        113-111
Memphis – Brooklyn     86-111
Sacramento – Miami     110-121

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se prokurori…