Michael Durkee: S’kam parë prova që aktet e dhunës ishin drejtuar nga UÇK-ja gjatë vitit 1999
Michael Durkee gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se nuk ka parë ndonjë provë se aktet e dhunës në Kosovë gjatë verës së 1999-ës ishin të drejtuara nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Megjithatë, Durkee ka thënë se ka pasur raste kur ka pasur dyshime për përfshirjen e tyre në këto akte, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Ka pasur raste që ka pasur dyshime për përfshirjen e udhëheqjes së UÇK-së. Mua nuk më kujtohet të kem parë ndonjë provë konkrete personalisht që këto të kenë qenë akte dhune të drejtuara nga UÇK-ja. Unë se çfarëdo që dëgjoja ia raportoja gjeneralit Clark”, ka thënë Durkee.
Përveç kësaj, Durke ka deklaruar se këto raste ishin më shumë raste sporadike.
“Por, këto ishin më shumë raste sporadike që ndodhnin në bazë”, ka thënë Durkee.
Me kaq ka përfunduar seanca e sotme në këtë rast gjyqësor për të vazhduar sërish me dëshminë e këtij dëshmitari e cila pritet të përfundojë nesër.



