Michael Oliver, gjyqtar kryesor në ndeshjen Kosovë – Turqi
29 mars 2026
| 08:18
Gjyqtari anglez Michael Oliver do të ndajë drejtësinë në finalen e play off-it për Kupa e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Asistentë të tij do të jenë Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.
Emërimi i Oliverit pasqyron besimin e FIFA-s dhe organizatorëve për këtë përballje vendimtare.



