
Mick Schumacher: Ëndërroj të ngjitem një herë në podium këtë vit
Mick Schumacher përgatitet për debutimin e tij sezonal në Formula 1 me makinën Haas.
“Nga njëshi te dhjetëshi, mendoj se jam gati deri në nëntë për sezonin e ri”, u shpreh talenti 21-vjeçar gjerman, djali i legjendës Michael Schumacher.
“Për fat të keq, kemi vetëm tri ditë teste dhe jo gjashtë apo tetë si zakonisht. Ky është një minus për të gjithë, sidomos për ne debutuesit, ndaj duhet ta përfitoj maksimumin në kaq pak kohë”, ka thënë Mick Schumacher.
“Formula 1 është speciale për të gjithë, edhe për mua si debutues. Në këtë sport mësohet duke garuar. Përvoja te Haas do të jetë e rëndësishme. Shpresoj që të përfitoj nga rastet që do të më krijohen gjatë sezonit. Synoj të grumbulloj sa më shumë pikë. Nëse do të ketë ndonjë garë të çmendur si vjet, pse jo, ëndërroj të ngjitem një herë në podium këtë vit”, ka deklaruar Mick Schumacher.