Mick Schumacher: Jam gati të garoj në Formula 1 

27 tetor 2020 | 18:53

Piloti i ri gjerman Mick Schumacher, aktualisht lider në botërorin e Formula 2, u shpreh se është gati për ta bërë hapin e madh, të kalojë në Formula 1 vitin tjetër.

Ai është gati t’i ndjekë gjurmët e babait të vet Michael Schumacher. “Jam gati. Ndihem gati për të bërë hapin e madh. Nuk është një sekret që Formula 1 është ëndrra ime dhe e çdo piloti”, ka thënë  Schumacher, që garon me makinën Prema në Formula 2.

Për pilotin gjerman, pjesë e Akademisë Ferrari, ka pasur mjaft kërkesa nga Formula 1, si Alfa Romeo apo Haas, makina që përdorin motorin Ferarri. “Nëse do të më krijohet mundësia për të garuar në Formula 1 që vitin e ardhshëm nuk do ta refuzoj ofertën”, ka shtuar Schumacher.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marko Peroviq është përforcimi më i ri i klubit të…