Mick Schumacher: Mësova shumë nga kjo përvojë e parë

30 mars 2021 | 14:52

Sezoni 2021 do të jetë i vështirë për makinën amerikane Haas, ku këtë vit debuton në Formula 1 piloti gjerman Mick Schumacher.

Në startin e garës, ai dhe shoku i tij i skuadrës Nikita Mazepin ishin protagonistë të disa gabimeve, që sollën daljen jashtë piste të rusit që në xhiron e parë. Ndërsa Mick pati më shumë fat, duke ruajtur kontrollin e makinës dhe u klasifikua në vendin e 16-të (i fundit nga pilotët që mbyllën garën).

“Nga gara e parë jam 90% i kënaqur, për shkak të gabimit që bëra në startin e garës. Për fat të mirë, arrita ta çoj këtë garë deri në fund, duke nisur të ndërtoj themelet e përvojës time në Formula 1. Pasi ndryshova gomat, nga të mesme në të forta, u ndjeva më komod. Në fund arrita të rikuperoj ndaj Lati dhe kuptova ndjesinë e qëndrimit pas një makine në sistemin DRS. Mësova shumë nga kjo garë dhe shpresoj në një fat më të mirë në garën e ardhshme”, ka thënë Mick Schumacher.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë…