Mickoski nënshkruan me kompaninë amerikane-britanike për investim 150 milionësh euro në industrinë e mbrojtjes

22 tetor 2025 | 16:07

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum për investim me kompaninë amerikano- britanike Burstock. Ai ka theksuar se investimi do të jetë deri në 150 milionë euro në industrinë e mbrojtjes dhe do të krijojë 1 mijë vende pune.

“Sot nënshkruam një memorandum investimi me kompaninë amerikano-britanike Burstock, e cila do të investojë deri në 150 milionë dollarë në industrinë e mbrojtjes në Maqedoni, duke krijuar 1,000 vende të reja pune me paga të larta dhe ky është vetëm fillimi. Ne presim që investimet në industrinë e mbrojtjes të arrijnë në më shumë se 1 miliard dollarë. Burstock ka përvojë të gjerë në fushat e mbrojtjes, diplomacisë, sigurisë dhe inteligjencës, trajnimit, konsulencës dhe menaxhimit të projekteve, si dhe specializim në sektorët komercialë detarë dhe të aviacionit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali më i madh i teknologjisë në vend, DOKU.TECH, rikthehet…