“Microsoft” ndalon versionin e ri të Windows 10 – 2018

07 tetor 2018 | 13:46

“Microsoft” ka ndalur shpërndarjen e versionit të ri të Windows 10 – 2018.

Kjo vjen pasi që disa dokumente të këtij versioni janë fshirë, kështu ka lajmëruar vet kompania.

“Ne kemi ndaluar shpërndarjen e versionit të ri të Windows 10 – 2018 pas raporteve të përdoruesve se disa dokumente mungojnë pasi po bëhet update” ka thënë kompania në reagimin e saj.

Nëse tentoni të merrni këtë version në mënyrë manuale, atëherë do ju vije një lajmërim “Ju lutem mos e instaloni këtë dhe prisni deri sa versionet tjera të jenë të mundshme”./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Angli janë të sigurtë: Jose Mourinho do të shkarkohet…