Miftaraj: E pamundur t’i reagohet kësaj qeverie sa shpesh ndërhynë në pavarësinë e gjyqësorit

16 gusht 2023 | 12:45

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësisë, Ehat Miftaraj, ka kritikuar ndërhyrjet e qeverisë aktuale në sistemin gjyqësor.

Ai ka bërë me dije se në dy vitet e fundit edhe reagimit ndaj këtij fenomeni i ka humbur kuptimi.

Miftaraj ka  thënë se është e pamundur me ndjek këtë qeveri me reagime për ndërhyrjet e shpeshta në pavarësinë e gjyqësorit të rregullt dhe në Gjykatë Kushtetuese.

“Para disa viteve kemi reaguar në rastet kur politika përmes deklaratave politike ka cenuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, prokurorial apo të Gjykatës Kushtetuese. Dy vitet e fundit edhe reagimit i ka humbur kuptimi. Është e pamundur me ndjek këtë qeveri me reagime sa shpesh ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit të rregullt dhe Gjykatës Kushtetuese. Sidoqoftë, me krejt të metat që ka gjyqësori i rregullt dhe Gjykata Kushtetuese me plotë të drejtë dhe në mënyrë profesionale Gjykata Kushtetuese po e mbron Kushtetutën dhe strukturën e shtetit. Pushteti është i përkohshëm, shteti dhe vlerat që i garanton Kushtetuta duhet mbrojtur”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Zotëri kryeministër, në pamundësi t’iu takoj drejtpërdrejtë,…