
Miftaraj e quan fitore të madhe opinionin e Komisionit të Venecias
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e ka quajtur fitore të madhe të sundimit të ligjit në Kosovë opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me Projektligjin e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për Këshillin Prokurorial të Kosovës (IPK).
Miftaraj ka thënë shkroi se sot është fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejt një sistemi llogaridhënës.
“Opinioni i Komisionit të Venecias i publikuar sot është fillimi i reformimit të sistemit prokurorial drejtë një sistemi më llogaridhënës. Komisioni i Venecias ka miratuar kërkesën kryesore të MD-së lidhur me reformën në KPK dhe ndërprerjen e mandatit të shumicës së anëtarëve aktual. Komisioni ka mirëpritur vullnetin politik të shprehur edhe në seancën plenare nga përfaqësuesit e MD-së që të marrin për bazë zbatimin e rekomandimeve në opinion. Fitore e madhe e sundimit të ligjit në Kosovë. Të shpresojmë se MD-ja do të respektojë dhe zbatojë në përpikëri zotimet e ofruara Komisionit”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e vet në “Facebook”.