Miftaraj lavdëron Gjykatën Supreme: Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria, bravo

16 korrik 2025 | 09:57

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka lavdëruar aktgjykimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, e cila ka konstatuar se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbëjnë shkelje kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë mbrohet shteti nga arbitrariteti.

“Duke pirë kafe dhe lexuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme. Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria. Bravo Gjykata Supreme”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ashpër pas sulmeve të…