Miftaraj: Opozita dhe shoqëria civile duhet ta mbështesin Kurtin për targat

21 shtator 2021 | 13:21

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se edhe mbas takimit me ambasadorët e Qunit-it, kryeministri Albin Kurti do të mbajë qëndrimin për targat dhe se nuk do të bëjë kompromis.

Sipas tij të gjitha subjektet politike dhe institucionet tjera duhet t’i qëndrojnë dhe ofrojnë mbështetje kryeministrit Kurti.

Shtetet e Kuint-it i shkojnë në zyrë Kurtit. Kurti besoj se do të mbajë qëndrimin për targat dhe nuk do të bej kompromis. Pozitë, opozitë dhe shoqëri civile duhet t’i qëndrojnë dhe ofrojnë mbështetje kryeministrit.  Dialogu ka kuptim kur dy palët trajtohen të barabarta”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot…