
Miftaraj për shtrenjtimin e rrymës: Edhe një gur shtesë mbi shpinën e qytetarit të varfër dhe të vjedhur
16 prill 2025
| 12:24
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi ZRrE-ja miratoi tarifat e reja të rrymës.
Ai ka thënë se ky është një gur shtesë mbi shpinën e qytetarit të varfër dhe të vjedhur.
“ZRrE lexo Albin Kurti dhe LV sot e vulosi shtrenjtimin e rrymës elektrike. Edhe një gur shtesë mbi shpinën e qytetarit të varfër dhe të vjedhur”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.