Miftaraj, përkrahësve të Kurtit: Nuk është ka shkon në luftë o trima

27 shkurt 2023 | 11:37

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot (e hënë) në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim pritet pranimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përkrahësit e Kurtit kanë nisur t’i japin mbështetje kryeministrit, që ditët e fundit pranoi telefonata dhe letra nga liderët perëndimorë, që e inkurajonin t’i thoshte po edhe zyrtarisht në Bruksel, propozimit evropian.

Juristi Ehat Miftaraj, që përcjell zhvillimet politike në vend, i është drejtuar përkrahësve të Kurtit me një postim.

“Po nuk është ka shkon në luftë o trima. Në Bruksel po shkon me diskutuar për një marrëveshje të re për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Sonte ose më se largu nesër në mëngjes, në Prishtinë e keni”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë se…