
Miftaraj thotë se ankesa e Listës Serbe nuk ka mbështetje në Kushtetutë
Lista Serbe është ankuar në Gjykatë Kushtetuese pas vendimit të qeverisë në krye me Albin Kurtin që komunitetit serb t’i takojë veç një ministri.
Me këtë rast, njohësi i çështjeve kushtetuese, Ehat Miftaraj, ka thënë se ankesa e Listës Serbe nuk ka bazë në asnjë dokument mbi të cilin funksionojnë institucionet e shtetit të Kosovës.
“E drejta për të ngritur çështje kushtetuese i takon çdo pale të autorizuar. Sidoqoftë, kërkesa e Listës Serbe nuk gjen mbështetje as në Kushtetute as në dokumentin e Ahtisarit. Privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qenë praktika të mira dhe të mbështetura në Kushtetutë. E drejta e garantuar me Kushtetutë dhe privilegjet e fituara në marrëveshje politike dallojnë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me privilegje dhe jo të drejtë të garantuar me Kushtetutë”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e vet në “Facebook”.