
Miftaraj thotë se konstituimi i Kuvendit është në dorën e Kurtit
15 qershor 2025
| 14:26
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit ër Drejtësi në Kosovë, ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është në dorën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Miftarajt, nëse Kurti vendos interesin e Kosovës para egos dhe interesave personale e partiake, e ndryshon kandidatin për kryeparlametar.
Në këtë drejtim, Miftaraj ka thënë se konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të qeverisë, për të cilën nga Vetëvendosje ka anë deklaruar se i kanë votat.
“Sigurisht se konstituimi i Kuvendit do të ndodh në një fazë të mëvonshme kur i konvenon Albinit dhe LV-së. Deri atëherë do vazhdon cirku dhe shkelja e Kushtetutes dhe rregullave nga Avni Dehari”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.