Miftaraj: Vrasje e dhunë në familje çdo ditë, kurse Ministrja e Drejtësisë e ushtron këtë rol në heshtje vrastare

09 maj 2025 | 20:05

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar paa rastit që ndodhi në Prishtinë, ku një person vdiq pasi u godit me thikë, derisa dyshohet se paraprakisht viktima kishte plagosur gruan e tij, shkruan Periskopi.

Miftaraj kritikoi ministren e Drejtësisë në dorëheqje, Albulena Haxhiun, që sipas tij po e udhtron rolin e saj në heshtje vrastare.

“Ky shtet është pa Zot shtëpie. Qeveritaret i ushtrojne pozitat e tyre vetem ne raport me perfitimet dhe privilegjet qe ua ofron pushteti.
Kur deshtojne te gjitha hallkat e sistemit te sigurise dhe drejtesise, dhe kur qeveritaret skane as nivelin me te ulte te vullnetit politik per te adresuar dhunen ne familje, vrasjet, dhuna ne familje kthehet ne statistike”, shkroi mes tjerash Miftaraj.

Postimi i plotë:

A din kush me tregu se cili është roli i Koordinatorit Kombëtar kundër Dhunës në familje?
Vrasje në familje, dhunë në familje për çdo ditë kurse Ministrja e Drejtësisë që e ushtron këtë rol në heshtje vrastare.
Ky shtet është pa Zot shtëpie. Qeveritaret i ushtrojne pozitat e tyre vetem ne raport me perfitimet dhe privilegjet qe ua ofron pushteti.
Kur deshtojne te gjitha hallkat e sistemit te sigurise dhe drejtesise, dhe kur qeveritaret skane as nivelin me te ulte te vullnetit politik per te adresuar dhunen ne familje, vrasjet, dhuna ne familje kthehet ne statistike.
Llogaridhenia dhe pergjegjesia kane vdekur ne Kosove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl Mahmuti, udhëheqës i grupit diplomatik të UÇK-së, në një…