
Mijëra qytetarë në protestën në Hagë, kundër çdo padrejtësie ndaj çlirimtarëve
Me flamuj, uniforma dhe këngë patriotike, ish-veteranë dhe qytetarë nga shumë vende të botës kanë udhëtuar drejt qytetit të Holandës për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Ata e konsiderojnë procesin kundër ish-komandantëve të UÇK-së të padrejtë dhe të bazuar në shpifje të Serbisë.
Vërehen edhe forca të shtuara të sigurisë të Holandës. /EO
Protesta pritet të nisë në orën 14:00 dhe nuk do të mbahet para ndërtesës së Gjykatës Speciale, sepse kjo nuk është lejuar për shkaqe të sigurisë, por vetëm në afërsi të saj.
Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës. Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.





