Miku i Michael Jackson zbulon arsyen se pse artisti veshi dorashkën ikonike me gurë

29 gusht 2023 | 16:03

Miku i Michael Jackson zbulon arsyen se pse artisti veshi dorashkën ikonikeNjë mik i Michael Jackson njëherë pretendoi se e dinte ekzaktësisht arsyen se pse këngëtari i ndjerë vishte vetëm një dorezë. Këngëtari ikonik shpesh herë krijonte veshje të veçanta për performancat e tij por njëra prej tyre u shndërrua në një prej aksesorëve që vetëm Jackson mund ta mbante dhe bëhej fjalë për një dorezë e bardhë e mbuluar me diamantë të rremë.

Sipas “The Independent”, Jackson, i cili u nda nga jeta ne vitin 2009, në moshën 50-vjeçare, e veshi për herë parë dorezën ne vitin 1983, gjatë një koncerti për përvjetorin e 25-të të shtëpisë diskografike, Motown.

Megjithatë, aktori Cicely Tyson, ka zbuluar kohë më parë se stilisti i Jackson e krijoi këtë dorezë në mënyrë që të fshihte sëmundjen e lëkurës, për shkak të së cilës kishte humbur ngjyrën e lëkurës.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2019, Tyson ka thënë: “Krejt papritur stilisti tha se do e bëntë këtë dorezë për Michael. Isha aty kur ai e krijoi atë”.

Jackson ka konfirmuar se vuante nga sëmundja e lëkurës në një intervistë të dhënë për Oprah Winfrey, ku u shpreh se e vuante shumë faktin kur media diskutonte rreth këtij problemi të lëkurës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një fjalim…