
Mikut tim për kujtim
Baki Ymeri
(Zotit Agim Vinca)
Ku je ti është bujaria
Që ti mike të ngushtë e ke
Ku shkon ti lulëzon miqësia
Që me të ti bashkë ke le
Ku je ti është mirësia
Se gjithkënd ndihmon mbi dhe
Ku shkel ti mbin dashuria
Në zemrën tënde ka fole
Kur je ti këndohet kënga
Shpirti yt vetëm shpërthen
Kur ti flet heshtja mbretëron
Se fjalë të ëmbla ti mëkon
Kur ti nis e përkëdhel
Hëna e dielli bashkë del
Ngrohin e ndrijnë të dy tokë
Se me ty janë gjithmonë shokë
Na nderon porsi një mbret
Ku je ti ka harmoni
Ka respekt e dashuri
Ku je ti lulëzon shkretëtira
Akulli shkrihet në bjeshkë
Kur je ti sfidohet errësira
Se je bërë veç për të shndritë
Kur je ti vapa zvogëlohet
Se nga bjeshka sjell freskitë
Ku je ti dimri tërbohet
Ikën zhduket se ka frikë
Trim i dashur dhe bujar
Zemërbutë dhe krenar…
Temperament i artë
Dhe atdhetar i zjarrtë…
P. s. nga redaksia e gazetës:
Poeti, studiuesi, polemisti dhe publicisti Agim Vinca sot mbush 78 vjet.