Milaim Zeka ia kthen Valon Sylës: Jam krenar qe i kam dhanë lule Enver Hoxhës

24 mars 2021 | 20:47

Gazetari Milaim Zeka i ka reaguar sërish gazetarit Valon Syla, pasi ky në një status në Facebook ia përmendi lulet që dikur ia ishte dhuruar ish-diktatorit Enver Hoxha.

Krejt ky diskutim nisi me sulmin që Zeka ia bëri Sylës, por edhe Periskopit kinse për një fushatë kundër ministrit të Mbrojtjes Armend Mehajt.

‘’Jam krenar qe i kam dhane lule Enverit. Ne ate kohe, dy rruge i kemi pas: O me Titon, o me Enverin. Une nuk idhnohem me shoke, as me Ty, as me Ilirin. Ja keni fut kot, ndoshta, edhe une!’’, ka shkruar së fundmi Milaim Zeka.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

Mili është simpatik edhe na paska kritikuar për Ministrin e Diasporës të Mbrojtjes. Por dalin faketet për te. Mu paska idhnu me gjasë që ja kam publiku fotot Donika Gërrvallës me Enver Hoxhën tu e përqaf, ndërsa Mili i ka jep lule Enver Hoxhës. Ndoshta te dytë me zor, e kanë trauma tash. Por ska lidhje.
Mili, Armend Mehaj nuk është shqiptar i mirë. Asnjë vend në botë një oficeri të huaj, sja jep detyrën e të parit në Mbrojtje e ushtri. Atë ja jep veç Albin Kurti edhe ti e mbron. Pak paska shokë tonë, të mijtë e të tut që janë me akademi ushtarake në Amerikë… po u deshka me ja jep një oficeri kot Mbrojtjen e vendit.
Respekt Mili. Mu smë ki armik. Ruju prej miqve që po i mbron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla i ka reaguar gazetarit Milaim Zeka pas…