Milan-Inter, formacionet e mundshme

07 nëntor 2021 | 13:01

Një nga ndeshjet me rivalitetin më të madh në histori luhet sonte në “San Siro”. Është radha e Milanit që të luajë si vendas dhe ata nuk mund të ishin në formë më të mirë, duke fituar 10 nga 11 ndeshjet e para në Serie A për herë të parë në histori dhe tani po kërkojnë fitoren e tetë radhazi në ligë për të parën herë që nga shtatori i vitit 2006.

Por, ky është derbi i Milanos, ku forma shpesh nuk vjen në shprehje dhe krenaria dhe pasioni i madh ka rolin vendimtar. “Rossonerët” duhet ta rigjejnë veten në këtë sfidë, pasi kanë humbur tri derbit e fundit vendas ndaj Interit.

Dominimi i Interit kohëve të fundit ka qenë i padiskutueshëm, duke i fituar pesë nga gjashtë ndeshjet me Milanin. Performanca në Champions League në mesjavë nënkupton gjithashtu që Interi hyn në derbi në serinë e pesë ndeshjeve si të pamposhtur, katër fitore dhe një barazim.

Momentalisht, AC Milan gjendet në vendin e dytë me 31 pikë, aq sa ka edhe lideri Napoli. Në anën tjetër, kampioni në fuq, Interi është i pozicionuar në vendin e tretë me 24 pikë gjithsej.

Formacionet e mundshme:

Milan: Tatarusanu, Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Kessié; Brahim Diaz, Krunic, Leao; Ibrahimovic.

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko., Lautaro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Norwich Cityt, Daniel Farke është shkarkuar nga detyra,…