Milani ‘blindon’ Kessien

12 shkurt 2021 | 13:07

Milani po punon fuqishëm përsa i takon situatës së rinovimit të kontratave me futbollistët.

Një ndër lojtarët të cilët kuqezinjtë kërkojnë të “blindojnë” është Franck Kessie të cilit kuqezinjtë i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2026.

Mesfushori ka dhënë “ok” për qëndrimin e tij, por mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët përsa i takon çështjes financiare.

Drejtuesit nga Milanello i kanë propozuar lojtarit një page prej 3 milionë eurosh në sezon, çka e kënaq pjesërisht futbollistin, i cili është në pritje të një oferte të dytë nga drejtuesit përsa i takon pagës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në ditën e fundit të fushatës zyrtare për zgjedhjet…