Milani dhe Interi ndajnë “mejdanin” për Kupë

27 dhjetor 2017 | 12:05

Sonte (e mërkurë) nga ora 20:45 zhvillohet sfida në mes të Milanit dhe Interit në “San Siro”, ku dy skuadrat e Milanos kërkojnë të ringrihen në Kupën e Italisë.

90 minutat e kësaj të mërkure në çerekfinalet e turneut do të shërbejnë për ta mbyllur vitin me një sukses. Një ndeshje e vetme, e cila do të lë një skuadër të eliminuar në fushën e lojës. Për skuadrën që ndërmjet Milanit dhe Interit do të humbasë, zhgënjimi do të jetë i madh, pavarësisht prej vlerësimit që drejtuesit, trajnerët dhe tifozët i japin trofeut të Kupës.

Ndeshja është e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht edhe prej ecurisë së skuadrave në dy javët e fundit, ku si “Djalli” ashtu edhe zikaltrit nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë nga 12 të mundshme që kishin së bashku në dispozicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka nënshkruar një…