Milani dhe Napoli në garë për Nunezin

17 qershor 2025 | 11:11

Milan dhe Napoli do të përballen në fushë në javën e pestë të kampionatit, në fundjavën e 28 shtatorit, por sfida mes Antonio Contes dhe Massimiliano Allegrit ka nisur që tani në merkato. Objektivi i përbashkët? Darwin Nunez, sulmuesi uruguaian i Liverpoolit, për të cilin Napoli ka kohë që ka nisur tratativat, por që tani është futur fuqishëm edhe në radarët e kuqezinjve.

Sipas mediave italiane, çmimi i kartonit të Nunez është rreth 60 milionë euro, vlerësim i vendosur nga “The Reds”. Ish-sulmuesi i Penarol, Almerias dhe Benficas kishte befasuar botën me shpërthimin e tij, aq sa ishte konsideruar si pasardhësi i Edinson Cavanit.

Por aventura në Premier Ligë nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive, sidomos në raport me investimin marramendës prej rreth 100 milionë eurosh që Liverpooli bëri për të në verën e vitit 2022.

Përkundër potencialit të madh fizik dhe teknik, Nunez nuk ka gjetur vazhdimësinë e dëshiruar në Angli. Në dy sezone te Liverpool ka regjistruar 40 gola dhe 26 asistime në 143 ndeshje, por sezoni i fundit ka qenë zhgënjyes: vetëm 7 gola dhe 7 asistime në 47 ndeshje, prej të cilave vetëm 17 si titullar.

Për Napolin, drejtori sportiv Giovanni Manna e ndjek me vëmendje situatën e lojtarit dhe beson se rikthimi në formën e tij më të mirë është i mundur. Nga ana tjetër, Milani ka nevojë për një sulmues të ri për të nisur epokën pas Giroud dhe e sheh uruguaianin si një profil ideal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është prononcuar për…