Milani dhe Tottenhami pas Avdullahut

03 shkurt 2026 | 14:35

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu tashmë ka rënë në syrin e skuadrave të mëdha të Evropës, të cilat veçse kanë filluar monitorimin e tij.

Bëhet e ditur se Milani dhe Tottenhami, janë skuadrat që po insistojnë për Avdullahun, i cili është pjesë e Hoffenheimit që bën gara në Bundesligën gjermane.

Madje, thuhet se Milani kishte bërë ofertë për Avdullahun muajin e shkuar por që është refuzuar nga Hoffenheimi kurse Tottenhami po e sheh si blerje të përkryer për sezonin e ri.

Duke parë interesimin e këtyre skuadrave, Hoffenheimi tashmë ka caktuar çmimin për Avdullahun edhe pse mesfushorin e konsideron si lojtarë të rëndësishëm të ekipit.

Për kartonin e tij, thuhet se Hoffenheimi po kërkon të paktën 40 milionë euro duke pasur parasysh se Avdullahu ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2029.

21-vjeçari në verën e vitit të shkuar u transferua te Hoffenheimi nga Baseli për 8 milionë euro dhe po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Gjermani.

Deri më tani, Avdullahu ka regjistruar 22 paraqitje për Hoffenheimin dhe ka bërë 1 asistim, ndërsa ka edhe 5 ndeshje të luajtura me Kombëtaren e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadrat e mëdha të Gjermanisë, Bayern Muncheni dhe Borussia…