Milani dominon si mysafir dhe mposht Bolognën

04 shkurt 2026 | 00:06

Milan ka shënuar fitore të rëndësishme në Serie A, duke e mposhtur Bologna me rezultat 3-0 në udhëtim. Me këtë triumf, Milani ka ngushtuar diferencën me Inter si lider në vetëm pesë pikë dhe vazhdon serinë e gjatë pa humbje në kampionat.

Ndeshja ka nisur me disa raste për vendasit, por Milan ka qenë skuadra që ka treguar më shumë qetësi dhe kontroll.

Goli i parë ka ardhur në pjesën e parë, kur Ruben Loftus-Cheek ka shënuar pas një aksioni të shpejtë të mysafirëve. Pas këtij goli, Milan e ka marrë plotësisht kontrollin e lojës.

Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Christopher Nkunku është rrëzuar në zonë dhe pas rishikimit nga VAR-i, gjyqtari ka akorduar penallti. Nkunku ka qenë i saktë nga pika e bardhë dhe e ka dyfishuar epërsinë në 2-0.

Në fillim të pjesës së dytë, Bologna ka bërë një gabim të madh në mbrojtje, të cilin e ka shfrytëzuar Adrien Rabiot për të shënuar golin e tretë dhe për ta vulosur fitoren e Milan.

Deri në fund të ndeshjes, Milan e ka ruajtur qetësinë dhe nuk ka lejuar befasi.

Me këtë humbje, Bologna e ka regjistruar disfatën e tretë radhazi në kampionat, ndërsa Milan e vazhdon garën për titull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu,…