Milani fillon ‘operacionin’ per transferimin e Dybalas

01 korrik 2022 | 13:01

AC Milan po synon ta ketë një ekip konkurrues për në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. Objektivi kryesor është të gjejnë një trekuartist klasi, një si Paulo Dybala.

Nuk është një sekret që argjentinasi ka kohë që flirton me Inter, palët kanë pasur kontakte të vazhdueshme por kohët e fundit tratativa ndërmjet tyre ka pësuar një ftohje. Përfaqësuesi i Dybalas nuk është i kënaqur nga oferta e fundit që i ka bërë Interit, për këtë arsye, hipoteza për një kalim të mundshëm te Milani po merr gjithnjë e më shumë formë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milanit dhe përfaqësuesi i Dybalas kanë vendosur kontakte ndërmjet tyre, madje sinjalet janë pozitive. Nëse kjo lëvizje do të bëhej zyrtare, Piolo do të kishte më në fund në dispozicion trekuartistin që aq shumë dëshiron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chloe Ferry ka treguar trupin e saj seksi në bikine…