
Milani, gati ta rrëmbejë Hysajn nga Napoli
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, është gati të bashkohet me AC Milan. Agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, ka konfirmuar largimin e shqiptarit nga “Diego Armando Maradona Stadium”.
Por, zërat po shtohen në Itali se Milani po dëshiron marrjen e shqiptarit me parametra zero në verë. Marrëveshja aktuale skadon më 30 qershor, kështu që Hysaj tashmë lejohet të negociojë me klube të ndryshme.
Sipas “Calciomercato.com” dhe “Milannews.it”, thuhet se përfaqësuesit e Hysaj kontaktuan me Milanin për t’i ofruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
Përvoja dhe cilësia e Hysajt do të vlerësoheshin në Milan, të cilët nuk janë ende të bindur për blerjen përfundimtare të Diogo Dalot dhe Hysaj mund të jetë një objektiv i mirë, me cilësi të mirë dhe me parametra zero.