Milani has në bllokadë në operacionin Asensio, Reali ka gati ofertën e re për spanjollin

27 tetor 2022 | 13:13

Skuadra e Milanit e pëlqen shumë yllin spanjoll të Real Madridit, Marcos Asensio, por gjërat s’do të jenë të lehta për ta.

Milan ka pasur interesim për Asensio edhe gjatë merkatos së verës, por s’e finalizuan dot një marrëveshje për të.

Raportime të Daniele Longo nga “Calciomercato” kanë bërë me dije se Milani do të pres për transferimin e Asensio, por tashmë stresi është shtuar.

Kjo pasi 26-vjeçari pritet të marrë një ofertë nga Reali, për një rinovim kontrate për tri vite të tjera.

Është thënë se Reali mund ta mbyll marrëveshjen me Asensio qysh para fundit të vitit.

Mbetet të shihet nëse Milani do të arrijë të gjejë zgjidhje për të finalizuar operacionin për Asensio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për masat e përkohshme…