Milani humbet ndaj Rennes në Francë, por kualifikohet në Ligën e Evropës

22 shkurt 2024 | 21:06

Milani është kualifikuar për në fazën e 1/8-ave të Ligës.

Skuadra kuqezi u mposht 3-2 nga Rennes, në transfertë, por falë suksesit 3-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “San Siro”.

Rennes shënoi tre herë në portën e Maingan me të njëjtin autor, Bourigeaud, dy herë me 11-metërsh. “Djalli” u kundërpërgjigj fillimisht me Joviq dhe pastaj me Leaon për të barazuar përkohësisht rezultatin.

Një humbje e “ëmbël” për kuqezinjtë, të cilët patën qetësinë e fitores së thellë të ndeshjes së parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besartë Kryeziu - Ramaj, kryetare e Gruas së Nismës Socialdemokrate,…