
Milani i hyn garës për Bale
11 shtator 2020
| 17:15
Tottenham Hotspur do ta ketë konkurrencën e Milanit në garë për transferimin e yllit të Real Madridit, Gareth Bale.
Sulmuesi uellsian i cili ka përfunduar jashtë planeve të Zinedine Zidane dhe Reali po tenton ta shesë në këtë afat kalimtar.
Kuqezinjtë po ndërtojnë një skuadër të denjë për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm dhe, pse jo, të tentojnë të jenë rivalë edhe në garën për titull në Serinë A dhe pas rinovimit me Ibrahimoviq apo edhe afrimeve të lojtarëve të talentuar si Sandro Tonali e Brahim Diaz, kërkojnë të afrojnë edhe një kampion si Bale për të tentuar një sezon të suksesshëm.