Milani i ka ofruar kontratë të re Ibrahimovicit

25 shkurt 2020 | 21:41

Milani i ka propozuar një kontratë të re sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, sipas mediave italiane.

Raportimet shkruajnë se kuqezinjtë i kanë propozuar suedezit 38-vjeçar një kontratë për një vjet me vlerë mbi 6 milionë euro.

Tani i takon suedezit të vendosë nëse dëshiron të rinovojë me klubin, të dalë në pension apo të gjejë një tjetër klub.

Lojtari e ka ndihmuar klubin milanez të kthejë formën, duke i ndihmuar ata të ngjiten në vendin e 7-të në kampionat, pas 25 ndeshjeve.

Ibrahimovic ka bërë nëntë paraqitje në të gjitha garat, duke luajtur për gjithsej 720 minuta deri më tani këtë sezon.

Ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim, përfshirë një gol kundër rivalëve të Interit.

Ibrahimovic është vlerësuar se ka sjell një personalitet të fortë në dhomën e zhveshjes, duke ndihmuar lojtarët më të rinj me përvojën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paniku i coronavirusit ka kapluar njerëzit nga mbarë bota, ndonëse…