
Milani interesohet për Lewandowskin
Në Itali ka spekulime rreth interesimit të Milanit për sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, kontrata e të cilit do të skadojë në qershor 2026.
Kjo mundësi ishte përmendur tashmë gjatë afatit kalimtar të verës sepse klubi italian po e kërkonte një sulmues të ri.
“Rossoneri” nënshkruan me Christopher Nkunku, megjithëse i kishin sytë te Dusan Vlahovic, Conrad Harder dhe tek ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.
Sipas gazetarit Luca Cohen, menaxheri i lojtarit, Pini Zahavi dhe drejtori sportiv Igli Tare kanë zhvilluar bisedime për ta diskutuar situatën e Lewandowski.
Milani po përpiqet të përcaktojë se çfarë hapash duhet të ndërmarrë dhe, mbi të gjitha, nëse lojtari do ta rinovojë apo jo kontratën e tij, e cila skadon qershorin e ardhshëm.
Polaku i ka realizuar 105 gola në 154 paraqitje për Barçën në të gjitha garat, ndërsa i kishte shënuar 344 gola në 375 ndeshje me Bayern Munich, përveç 73 asistimeve.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Milani “i gjuhet” një sulmuesi veteran për ta zgjidhur problemin.
Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud janë shembuj të kohëve të fundit, dhe me Lewandowskin në moshën 37 vjeçare padyshim që do të ishte një lëvizje fituese nëse realizohet.