
Milani ndalet nga Sampdoria
Milani i shpëton një tjetër humbje në kampionat.
Kuqezinjtë nuk mundën që të shkonin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sampdorias. Fraksioni i parë i ndeshjes u dominua nga dorianët, që u ndalën nga pritjet fantastike të Donnarumma-s.
Në fillimin e pjesës së dytë, Theo Hernandez kthen gabimisht një top pas, duke i dhënë mundësinë Fabio Quagliarellas që të shënojë një super gol me një goditje të bukur. Në minutën e 59-të ndërkohë Adrien Silva i prish festën Sampdorias duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Milani vuajti shumë për krijimin e shanseve të shënimit. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Hauge me një veprim fantastik në hyrje të zonë arrin që të shënojë. Në kohën shtesë, Kessie do të ndalej nga shtylla. Milani mbetet në vendin e dytë me 60 pikë, 5 më shumë se Juventusi dhe Atalanta.