Milani nuk heq dorë nga Jashari

24 korrik 2025 | 12:55

AC Milan po planifikon një raund të ri bisedimesh me Club Brugge për transferimin e futbollistit shqiptar Ardon Jasharit, pasi oferta prej 35 milionë eurosh plus bonuse është refuzuar. Skuadra belge kërkon 40 milionë euro dhe Milani pritet ta plotësojë këtë shifër së shpejti. Jashari ka marrëveshje personale me “Rossonerët” dhe ka refuzuar ofertat e West Hamit dhe Wolverhamptonit.

22-vjeçari, që kaloi te Brugge verën e kaluar nga Luzerni, ka kontratë deri në vitin 2029, por është shumë i interesuar për transferimin në Itali.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A po kalon kah Fushë Kosova? Ndalu pak, se këtu…