
Milani regjistron tri humbje në Ligën e Kampionëve, Pioli: Mund të kualifikohemi
20 tetor 2021
| 12:00
AC Milan nuk po tregon formë të mirë në Ligën e Kampionëve, pasi ka regjistruar humbjen e tretë.
Skuadra kuqezi mbrëmë është mposhtur nga Porto (1-0), por trajneri Stefano Pioli ende vazhdon të jetë optimist sa i përket çështjes së kualifikimit.
“Normalisht duhet të besojmë por duhet thënë se në fushë do të jetë e vështirë. Kemi zero pikë, por ekipet e dyta janë në kuotën e 4 pikëve, nuk janë shumë larg. Ndaj Portos gabuam në mënyrën e lojës që zgjodhëm, tani të fokusohemi në kampionat dhe më pas të mendojmë me qetësi për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Pioli.
/Epoka e re/