
Milani rimerr kreun në Seria A
07 shkurt 2021
| 17:11
AC Milani ka shënuar fitore bindëse në shtëpi kundër Crotone (4-0).
Ishte ylli i vendasve, Zlatan Ibrahimoviq që zhbllokoi shifrat pas asistimit të Leao, gol që njëkohësisht ishte i 500 për të në karrierë në kategorinë e klubeve.
Në pjesën e dytë, Milani ishte edhe më e rrezikshme duke shënuar edhe tri herë tjera. Suedezi shënoi sërish vetëm se këtë herë asistues ishte Hernandez (64’). Pas katër minutave, Rebiq shënoi dygola për 60 sekonda për të vulosur fitoren bindëse (69’, 70’). Me këtë fitore, Milani rimerr kreun me 49 pikë, derisa Crotone renditët në fund me vetëm 12 pikë.