Milani rrezikon ta humbasë garën për Renato Sanchesin

19 qershor 2022 | 08:56

Paris Saint-Germain do të mposhtë Milanin për Renato Sanches, sepse oferta është vetëm gjysma e çmimit të kërkuar prej 30 milionë eurosh të vendosur nga Lille.

Portugezi ka rënë dakord për kushtet personale me Milanin dhe ishte afër një transferimi të mundshëm në janar.

Megjithatë, kuqezinjtë nuk janë afër me çmimin e kërkuar prej 30 milionë eurosh, pasi ata deri më tani kanë propozuar vetëm një ofertë prej 15 milionë eurosh.

Sanches do t’i skadojë kontrata në qershor 2023, prandaj ata shpresojnë ta zvogëlojnë ofertën, por tani kanë konkurrencë serioze nga PSG.

Pasi le10sport raporton se Paris Saint-Germain ka filluar negociatat, tani gazeta franceze RMC Sport pretendon se bisedimet janë në rrjedhë të plotë.

Drejtori i ri i PSG-së, Luis Campos, ka punuar më parë në LOSC dhe, po ashtu, edhe njeriu që do të marrë drejtimin e trajnerit në Paris, Christophe Galtier.

Ky do të ishte lojtari i dytë që Milani rrezikon të humbasë për shkak të një oferte të ulët për Lillen, pasi ata janë në një situatë të ngjashme me Newcastle Unitedin të paguajnë rreth dyfishin e propozimit të tyre për mbrojtësin Sven Botman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletja Gresa Bakraqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë…