
Milani shkatërron Lazion, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës
09 shkurt 2022
| 23:02
Milan-Inter është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë morën një fitore të lehtë 4-0 ndaj Lazios në “San Siro” edhe pse pritej një duel më i komplikuar.
Skuadra e Piolit e zgjidhi ndeshjen që në fraksionin e parë duke shënuar plotë tri gola. Rafael Leao dhe më pas Giroud me dopietë i dhanë një goditje të rëndë ekipit të Sarrit.
Në pjesën e dytë do të kishte kohë dhe për një gol të Kessie në minutën e 70-të.