Milani ka dhuruar spektakël në miqësoren e zhvilluar në Australi ndaj Perth Glory, duke triumfuar me rezultatin e thellë 9-0. Ndeshja ishte një test i rëndësishëm në prag të fillimit të sezonit, dhe skuadra e Massimiliano Allegrit konfirmoi formën e mirë të shfaqur edhe më herët në përgatitjet verore, pas suksesit ndaj Liverpoolit, 4-2.
Të kuqtë e hapën ndeshjen me golin e Filippo Terracciano në minutën e 3-të. Më pas, brenda vetëm 8 minutash, Milan siguroi rezultatin me dy gola nga Okafor (23’ dhe 27’), një penallti e realizuar nga Comotto (29’) dhe një tjetër gol nga Chukëueze (31’), për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 5-0.
Në pjesën e dytë, Allegri ndryshoi të gjithë formacionin, duke futur në lojë lojtarë si Thiaë, Saelemaekers, Ricci, Musah, Fofana dhe Leao. Pikërisht Rafael Leao u bë protagonist, duke shënuar dy gola (46’ dhe 85’) dhe konfirmuar formën e mirë.
Golat e tjerë u realizuan nga Ricci (58’), që gjeti rrjetën në debutimin e tij dhe Musah (80’). Shumë pozitive ishte paraqitja e Noah Okafor, autor i një tjetër dyshe golash, që po fiton gjithnjë e më shumë peshë në sulmin kuqezi. Paraqitjet e tij po e bëjnë gjithnjë e më pak të sigurt një largim të mundshëm, teksa Bologna mbetet në pritje.
Milan ka tani dy ndeshje të tjera miqësore me ekipe angleze: Leeds më 9 gusht dhe Chelsea më 10 gusht. Më pas, më 17 gusht, sezoni do të nisë zyrtarisht me ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Barit në “San Siro”.
