Milani shkëlqen në derbi ndaj Napolit

02 prill 2023 | 23:09

Milani rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A dhe e bën me një sukses spektakolar 4-0 në stadiumin “Maradona” ndaj Napolit.

Rafael Leao zhbllokoi ndeshjen me një gol të bukur me parabolë në minutën e 17-të. 8 minuta më pas Brahim Diaz do të dyfishonte shifrat, duke i dhënë një goditje të rëndë vendasve.

Në pjesën e dytë kur pritej një reagim nga Napoli, Milani do të realizonte dy gola të tjerë me Leaon dhe Saelemaekers. Kuqezinjtë me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë me 51 pikë, 1 më shumë se Interi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka përfunduar garat e rregullta me fitore,…