Milani shumë afër transferimit të Jasharit

07 korrik 2025 | 14:30

Milani është shumë pranë kompletimit të goditjes së tretë në repartin e mesfushës për këtë merkato vere, pas afrimeve të Luka Modric dhe Samuele Ricci. Emri i radhës është ai i Ardon Jasharit, mesfushorit të talentuar të Club Brugge, i cili po pret vetëm konfirmimin zyrtar për t’u bërë pjesë e “Djallit”.

Jashari nuk ishte i pranishëm në miqësoren e fundit të skuadrës belge kundër Rangers në Glasgow, duke qëndruar në Belgjikë në pritje të “tymit të bardhë”. Së bashku me të, edhe dy lojtarë të tjerë në dalje nga klubi – De Cuyper dhe Talbi – nuk udhëtuan me ekipin. Brugge do të vazhdojë stërvitjet në Londër edhe për pesë ditë të tjera, ndërkohë që Jashari qëndron në pritje të marrëveshjes përfundimtare.

Sipas “Tuttosport”, Milani ka ofruar aktualisht 32 milionë euro plus 3 milionë bonuse, ndërsa Brugge kërkon 35 milionë euro të garantuara. Ndjesia është se mjafton një rritje minimale prej 1-2 milionë në ofertën fikse për të mbyllur marrëveshjen.

Jashari ka shprehur qartë dëshirën e tij për t’u transferuar në Serie A dhe për të veshur fanellën kuqezi, duke i bërë të ditur klubit belg preferencën e tij për Milanin.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, mesfushori shqiptar pritet të zyrtarizohet si lojtar i Milanit brenda gjysmës së parë të kësaj jave, duke kompletuar kështu repartin e mesfushës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, dhe…